Komunitet

Çfarë mund të na mësojë Siria e luftës për lumturinë?

Për vite me radhë, gjyshi i Hamam Khairy punoi tokën me vëllezërit e motrat e tij dhe fëmijët në Alepo, Siri, duke kënduar këngë tradicionale të quajtura ‘tarab’ bashkë me stacionin e radios lokale ndërsa ata mbillnin kastravecat, patëllxhanët dhe domatet. Për ta mbajtur të qetë Hamamin e atëhershëm foshnjë, ata e ulnin në një thes dhe e mbanin radion pranë tij që të mos qante.

“Për banorët e Alepos muzika është në gjakun e tyre dhe është dicka që nuk mund të bëjnë pa të.” kujton Khairy, i cili dhe vetë tani është një këngëtar i tarab. Ky zhaner muzikor mijëravjeçar është i popullarizuar kudo ku flitet arabisht dhe ndërsa shumë nga muzikantët më të njohur janë nga Egjipti ose Libani, askund nuk ëhstë më e nderuar sesa në zemrat dhe mendjet e Sirianëve.

Nju Orleans ka xhaz, Vjena ka muzikë klasike dhe Alepo ka tarab. Zakonisht interpretohet në një instrument të ngjashëm me lahuten, një lahutë arabe në formë dardhe e quajtur oud, një flaut të gjatë të quajtur ney dhe herë pas here një rebab, instrumenti më i vjetër në botë i përkulur, tarabi sirian është muzikë popullore klasike arabe ku vokalistët këndojnë vargje dhe përsërisin poezi për orë të tëra.

Kjo sepse tarabi nuk është vetëm një formë e muzikës, por një gjendje e të qenit. Në arabisht, “tarab” është gjithashtu një folje që do të thotë një ndjenjë e rritur emocionesh dhe tarab është njohur që nga kohërat mesjetare për fuqinë që ka për të lumturuar dëgjuesit, qoftë përmes teksteve të gëzimit apo dhe hidhërimit.

Nga ana kulturore, roli i Alepos si djepi i këtij arti mesjetar arab ka kuptim. Pozicioni i tij e ndihmoi atë të zhvillohej si një qendër e gjallë muzikore, me ndikime kurde, irakiane, turke dhe aziatike. Qyteti pa dalje në det ka nxjerrë disa nga vokalistët më të famshëm të tarabit në botë të tillë si Sabah Fakhri, Bakri al-Kurdi dhe Sabri Moudalla dhe ruan një reputacion dhe dashuri për artet tradicionale. Alepo krenohet shumë si ‘kujdestarë’ të kulturës dhe banorët e qytetit më të madh të Sirisë kanë mbajtur gjallë poezitë të cilat quhen ‘muëashahshat’.

“Alepo është bota e vet,” tha Lubana al-Qantar, një nga këngëtarët kryesorë të operës dhe tarab të Sirisë.

“Ata janë shumë krenarë për traditat e tyre dhe natyrën e tyre më konservatore. Tarab dhe muëashshahatare janë shumë të rrënjosura në Alepo; audienca atje nuk është aspak normale, ata dallohen se e duan atë që dëgjojnë dhe ndjekin dhe kjo është arsyeja pse unë dua të interpretoj atje “

Atje, shfaqjet publike zakonisht fillojnë me një poezi rreth Alepos, shpesh duke lavdëruar rolin e saj në ruajtjen e muzikës tradicionale, përpara se muzikantët të hyjnë në një gjendje rrëmbyese transformuese dhe të këndojnë muëashshahat ose më shumë poezi në dialekt.

“Deri më sot, në qytetin e vjetër të Alepos, shumica e blerësve, pavarësisht nëse shesin erëza ose pëlhura, e njohin shumë muëashahshatby. Ata mund të mblidhen për drekë për të kënduar ndërsa përgatisin një vakt, ata mund të këndojnë vargje nga dyqani i tyre për të tërhequr klientët “, tha Khairy.

Megjithëse Khairy u detyrua të largohej në Paris në 2013 ndërsa lufta civile Siriane u intensifikua, ai planifikon të kthehet në Alepo përgjithmonë një ditë. Në fillim të këtij viti, ai e vizitoi për disa ditë, duke thënë se i duhej ajo energji.

“Kalimi vetëm dy javë në Alepo mjaftoi për të marrë energjitë krijuese për 10 vite të tjera. Unë mund të jem larguar nga Alepo shtatë vjet më parë, por ajo ende jeton brenda meje “

Që nga fillimi i Shekullit 20, tarab tradicionalisht është kryer në tubime joformale, kryesisht të natës, të quajtura jalsah në shtëpinë e një mikpritësi të pasur, të dashur për muzikën. Ky mjedis intim, gjithëpërfshirës ndihmon muzikantët dhe audiencat të përjetojnë gjendjen unike tarab emocionale të qenies, e cila shpesh përshkruhet si dehëse.

Jonathan Shannon, i cili jetoi në Alepo për disa vjet dhe shkroi librin “Music and Modernity in Contemporary Siria”, e përshkroi tarabin si “integrale në përvojën e jetës shoqërore në Alepo”.

Shfaqjet publike mbahen në ambientet e qytetit gjatë fundjavave dhe tarabi është po aq thelbësor në dasmat e vendasve sa në klubet e natës. Për më tepër, nuk është vetëm kolona zanore e qytetit, por në thelb një peizazh i zërit të qytetit, pasi tarab shpesh përfshin poezi më moderne duke iu referuar bilbilëve, cicërimave dhe pemëve të jaseminit që gjenden në Rajon.

Tradita e pasur e tarabit në Alepo dhe fuqia e veçantë, lëvizëse e përjetuar nga dëgjuesit, e bëri autoren Helen Russell të përfshijë një kapitull mbi Sirinë në librin e saj, ‘Atlasi i Lumturisë: sekretet globale se si të jesh i lumtur’. Në të, ajo përshkruan tarabin si “mbështetje thelbësore të jetës” në kohë krize. Sipas Russell, kompozimet 30-minutëshe të tarabit i çojnë dëgjuesit në një udhëtim gati të pabesueshëm. Ndërsa këngëtarët lëshojnë emocione dhe prekin tema si romanca dhe feja, ajo e përshkruan dëgjimin e performancave drejtpërdrejt si “magjike”.

Muzika dhe teksti poetik i tarab pastron shpirtin nga traumat e saj, dhe madje mund të shërojë sëmundje fizike

“Kjo është diçka që është me të vërtetë e bukur për Sirinë dhe sigurisht një shkak për lumturi, pavarësisht nga ‘peisazhi politik’: njerëzit që ndezin radion e tyre ose MP3 player-in e tyre dhe rrinë ulur duke dëgjuar diçka si një burim qetësimi. një kujtesë e trashëgimisë së tyre, se kultura e tyre ishte jashtëzakonisht elastike për mijëvjeçarë, edhe nëse sot ka një përçarje të një lufte 10-vjeçare ose një diktature 50-vjeçare “. tregon Shanon.

“Vetë Tarab nuk është i kufizuar në vetëm këngë ose muzikë … ai tregon kulturën në përgjithësi,” shtoi Shannon.

Pra, dikush mund të ketë ‘një përgjigje tarab’ kur të dëgjojë një linjë të bukur me poezi.

Megjithëse mendohet se më shumë se 12 milion Sirianë janë zhvendosur brenda dhe jashtë shtetit, trashëgimia e pasur muzikore e vendit vazhdon të qëndrojë. Në vitin 2017, autoritetet siriane filluan një iniciativë që Alepo të emërohej si një Qytet i Muzikës i Unesco. Po atë vit, amfiteatri në kështjellën mesjetare të qytetit priti koncertin e tij të parë tarab që nga shpërthimi i luftës siriane në 2011.

Ndërsa më shumë sirianë marrin kulturën tarab jashtë vendit, një brez i ri i dëgjuesve në të gjithë botën tani po njihet me këtë zhanër tradicional arab. Sigurisht, muzika siriane që po bëhet globale nuk duhet të jetë për t’u habitur, duke pasur parasysh se vendi mund të ketë bërë këngën e parë në botë, por është një kujtesë që edhe në rrethanat më të errëta, kultura mund të lulëzojë dhe të shërbejë si një mjet për qëndrueshmëri.

“Gjysma e Alepos mund të shkatërrohet, por Alepo do të mbetet Alepo, me audiencën e tij, muzikantët e talentuar dhe energjinë që nuk do ta gjesh diku tjetër”, tha Khairy.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë