Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë hotel “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë, duke lënë të plagosur gjashtë persona. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat bënë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në ambientet e lokalit në katin e parë të godinës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në katin e dytë ku ndodhej hoteli.
Si pasojë e zjarrit të rënë, në QSUT janë paraqitur tre persona, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor.
Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë.
Ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim mjekësor dy paciente, të cilat janë paraqitur me dëmtime të shumta.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

Lini një Përgjigje