Shendet

Katër përgjigjet që po jepen rreth variantit të ri të Covid-19

Mutacioni i ri i Covid-19 është zbuluar zyrtarisht për herë të parë në shtator në Britaninë e Madhe. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër i përkisnin variantit të ri që u zgjerua më tej në Dhjetor gjë që çoi edhe në shqetësimin publik të Sekretarit për Shëndetësinë në Britaninë e Madhe, këtu e 10 ditë më parë.

Por cilat janë përgjigjet e deritashme për mutacionin e ri?

1) Varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm

2) Sa më shumë përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka ai për të ndryshuar.

3) Nuk është vërtetuar ende nëse ky variant është më dëmtues  sesa ai aktuali, por rritja në përqindje të lartë e transmetimit çon automatikisht në më shumë njerëz të infektuar për një kohë shumë më të shkurtër e për pasojë në rritje të rasteve spitalore.

4) Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nëse ky mutacion i ri ndryshon efikasitetin e vaksinave. Procesi mbetet në monitorim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë