Policia e Beratit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një të ri. Ngjarja ndodhi në Berat.
Policia bën me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. L., banues në lagjen “30 Vjetori”.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).
32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




