Interpol Tirana njofton se në bashkëpunim me autoritetet italiane ka bërë të mundur ekstradimin nga Italia të shtetasit Lirim Ismalaj.
Bëhet me dije se Ismalaj ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit në mungesë me 4 vjet burg për “mashtrim”, pasi i ka marrë makinën një qytetari përmes mashtrimit.
Ismalaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi i ishte shmangur drejtësisë.
Ngjarja
Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




