Ka ndodhur

Një fëmijë 7 vjeç hipën nga pas furgonit dhe rrëzohet, arrestohet shoferi në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, për shkak të një incidenti që ka ndodhur gjatë kohës që drejtonte një mjet furgon.

Policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport”, shtetasin Sh. H., 33 vjeç.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç.

I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë