Ka ndodhur

Me motor pa targa në kufi me Greqinë, shqiptarët me kanabis kapen në Janinë

Dy shqiptarë, të dyshuar si trafikantë droge, janë kapur në afërsi të Janinës.
Mediat greke thonë se të rinjtë nga Shqipëria, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç janë konstatuar në kryqëzimin e Kallpaqit, duke udhëtuar me një motor pa targa që e kishin marrë në kufirin Greqi-Shqipëri.
Shqiptarët nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Policia helene është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve.
U desh që shqiptarët të aksidentohen gjatë ndjekjes dhe më pas të arrestohen. Sasia e lëndës narkotike po pritej nga një makinë, e cila sapo ka parë makinat e policisë, është larguar menjëherë.
Policia greke ka arritur të sekuestrojë 6 kg lëndë narkotike, 1 pistoletë dhe 2 mijë euro.
Edhe një bashkëpunëtor i dy shqiptarëve është ndaluar në Janinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë