Krimi në familje ka tronditur mediat gjermane. Në Isselburf të Gjermanisë një Shqipëtar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën 17 vjeçare dhe veten.
“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të afërm i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Ndërsa vajza e tjetër në moshë 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
Sipas mediave gjermane autoritetet janë shprehur se 51-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten. Sipas të dhënave paraprake të marra nga vajza e vogël kjo ngjarje vjen si pasojë e një mosmarrëveshje të gjatë në çift.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



