Fatjona Memçaj do të jetë prokurore në zyrën e Eurojust në Hagë për 2 vitet e ardhshme. Emërimi i Memçaj u vendos pasi u propozua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe EUROJUST, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e znj. Fatjona Memçaj prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë EUROJUST. Periudha e komandimit do të jetë 2,6 (dy vjet e gjashtë muaj) duke fillua nga 1 Janar 2021”,- thuhet në njoftimin e KLP.
Prokurorët ndërlidhës punojnë me kolegët e tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare.
Çfarë është Eurojust?
Këshilli Europian ka ngritur këtë institucion në vitin 2002 ku në brendësi të tij janë oficerë policie, prokuror dhe magjistratë nga çdo vend anëtar i Bashkimit Europian dhe prokurorë ndërlidhës nga vendet kandidate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



