Ka ndodhur

Mori peng për disa orë 22-vjeçarin në Bulqizë, në pranga autori

Policia e Bulqizës ka arrestuar një person, pasi ka marrë peng për disa orë një 22-vjeçar.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Y. D, 37 vjeç.

37-vjeçari ka marrë peng për disa orë shtetasin V.B 22 vjeç, të cilin e ka mbajtur në garazhin e makinës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë