Ka ndodhur

Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur rëndë në Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Gjocaj.

Ngjarja ndodhi rreth orë 12:50.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë dhe se përplasja mes tyre ka qenë mjaft e fortë.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar për në spital.
Ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë