Anton Keli, 51-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e të martës në Rrëshen ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë .
Ndërkohë, “ABC” njoftoi se viktima është nipi i Preng Gjinit, njeriut të cilit iu bë atentat në 15 shtator në mes të Tiranës, te “Vasil Shanto”. Atë kohë u raportua se, pista kryesore ishte “hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës”, që deri tani ka sjellë disa viktima mes dy fisesh në Mirditë; Gjini dhe Reçi
Preng Gjini shpëtoi me disa plagë në gjymtyrët e poshtëm. Ndërkohë, nuk ka ende një pistë zyrtare për vrasjen e Anton Kelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




