Ka ndodhur

Ambasada gjermane: Hapat, kur udhëtoni në Gjermani dhe një këshillë për ata që vizitojnë Shqipërinë

Ambasada gjermane në Shqipëri ka përcjellë një njoftim për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe anasjelltas.

Ambasada njofton se kushdo që mbërrin në Gjermani nga Shqipëria duhet të karantinohet për 10 ditë. Jo vetëm kaq. Ajo orienton edhe procedurat që duhet të ndjeke çdo udhëtar drejt Gjermanisë.

Por ka një njoftim të rëndësishëm edhe për ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke nënvizuar ndër radhë se. “në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman”.

“Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.). Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor

Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19, duhet që përpara hyrjes të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe dëshminë e regjistrimit ta mbani me vete.

“Pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në Gjermani); Informacione më të sakta për çdo land federal mund të merrni pranë qendrës shëndetësore, që është përgjegjëse për destinacionin tuaj në Gjermani.

E rëndësishme: rregullat e karantinës kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ato nuk nënkuptojnë shfuqizim apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimeve hyrëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë