Ka ndodhur

Arrestohen tre persona në Tiranë, u kapën me kanabis, ekztazi, LCD e kokainë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në sajë të operacionit policor “Bashkëpunimi”, kanë rënë në pranga 3 persona, që u kapën me 7 kg kanabis, ekztazi, LCD e kokainë si dhe iu gjetën edhe peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë