Ka ndodhur

Dita e gjashtë, protestë e qetë dhe pa incidente

Edhe pse Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë tubim që shkel masat kundër koronavirusit, sot qytetarët kanë dalë sërish në protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Por ndryshe nga netët e kaluara, ka pasur vetëm disa grupime të vogla në shesh dhe pak efektivë policie.
Ata e nisën protestën e tyre në sheshin Skënderbej dhe më pas lëvizën drejt Kryeministrisë.


Ndërkohë, 800 forca policore janë në gatishmëri në disa pika të kryeqytetit.
Policia më herët deklaroi se është e vetëdijshme për ndjeshmërinë popullore që shkaktoi vrasja e të riut nga dora e një efektivi, por tashmë që protestat kanë degraduar nuk do të lejojë asnjë tubim.
Prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë