Ka ndodhur

Qeveria ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë nga efektivi i policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë.
Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj.
Në vendim thuhet se vrasja ishte aksidentale.


Vrasja e të riut shkaktoi debate të ashpra në publik, ku tashmë prej ditësh po mbahen protesta në vend kundër qeverisë.
Kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë, që tashmë protestuesit kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë