Ka ndodhur

Gjykata e Durrësit liron 7 të rinjtë e arrestuar në protestë, mes tyre 3 minorenë

Gjykata e Durrësit ka liruar 7 të rinjtë, të cilët u ndaluan nga policia pas protestës të së premtes mbrëma në këtë qytet, protestë kjo që pason vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Mësohet se për shtatë të arrestuarit është vendosur “detyrim paraqitje”.

Mes të ndaluarve tre prej tyre ishin minorenë.

Ata akuzohen për “kundërshtim i punonjësit të Policisë”, “shkatërrim i pronës”, “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe “organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë