Ka ndodhur

Kapshtica e mbyllur deri më 7 janar, Greqia shtyn sërish vendimin

Greqia shtyn sërish vendimin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit bën me dije se pala greke këtë herë e ka shtyrë vendimin deri më datën 7 janar 2021.

Më datë 20 nëntor, qeveria greke vendosi të mbyllë plotësisht këtë pikë kufitare, ndërsa më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar të kalojnë këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës greke, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga këmbësorët të shtohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë