Ka ndodhur

Pjesëmarrja në 2 ditë protesta, Gjykata lë në burg 3 protestues, 5 të tjerë në arrest shtëpie

Nga pjesëmarrja në dy protestat organizuar të enjten dhe të premten mbasdite, kanë përfunduar arrest me burg vetëm tre protestues.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 protestues të arrestuar ditën e dytë dhe të tretë të  protestës së iniciuar nga vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3

protestues, 5 të tjerë do të jenë në arrest shtëpie, ndërsa. 9 protestues janë liruar me detyrim paraqitje.

Kjo ishte masa për 17 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë pritet të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë