Jete & Stil

Studimi: Aroma e limonit ju bën të ndiheni më të dobët dhe vanilja ju bën të ndiheni më të rëndë

Imazhi i trupit është i ndjeshëm ndaj shikimit dhe prekjes dhe studiuesit në Universitetin e Sussex studiuan nëse tingulli dhe aroma ndryshojnë perceptimin e një personi për trupin e tyre. Ata zbuluan se nuhatja e limonëve i ndihmojnë njerëzit të ndjehen më të dobët, ndërsa aroma e vaniljes mund t’ju bëjë të ndiheni më të shëndoshë dhe më të rëndë.
Giada Brianza, një studente doktorature në Universitetin e Sussex dhe studiuesja kryesore e këtij studimi tha se kjo tregon se si shqisa e nuhatjes mund të ndikojë në imazhin që kemi në mendjen tonë për trupin dhe në ndjenjat dhe emocionet ndaj tij.
“Ky studim i hap rrugën teknologjisë. Tani që e dimë se aromat ndikojnë në perceptimin tonë rreth trupit, njerëzit e duhur mund të krijojnë mënyra si të ndihmojnë njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët për shkak të trupit.” tha Giada.
Marianna Obrist, pedagoge në Universitetin e Sussex tha se një nga zbulimet interesante nga hulumtimi është se tingulli duket të ketë një efekt më të fortë në sjelljen e pavetëdijshme ndërsa aroma ka një efekt më të fortë në sjelljen e vetëdijshme.
Studimi u prezantua në Takimin e 179-të ASA(Acoustical society of America) Shoqëria Akustike e Amerikës,  një grup shkencëtarësh ku shpaloset çdo studim që lidhet me akustikën më së shumti.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë