Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas njoftimit të Policisë se është proceduar penalisht për organizim të paligjshëm të tubimit një ditë më parë.
Për dhunën e ushtruar gjatë protestës, ku u dogjën edhe zyrat e selisë së PS-së, Ademi fajësoi sërish Policinë për mos reagim.
“Policia Bashkiake ka qenë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet të vepronte pas 40 minutash”,- tha ajo.
Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




