Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e Policisë, Neviol Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Mësohet se polici ka kërkuar ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës.
Ai është shprehur se nuk kishte qëllim ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta e tij.
Dy ditë më parë gjatë orës policore në mesnatë polici i Shqiponjave, Neviol Hajdaraj qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha.
Kjo ngjarje shkaktoi debate të shumta si dhe një valë protestash në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.
Vrasja e të riut solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme.
Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




