Ka ndodhur

Dhunoi në mënyrë të përsëritur nënën, në pranga 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar ësthë arrestuar në Bishan të Vlorës, pasi ka dhunuar nënën e tij.

35-vjeçari e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur nënën e tij teksa Policia thekson se tashmë ai është vendosur nën pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe çështja ka kaluar në dorë Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë