Me t’u kthyer në Tiranë, kryeministri Edi Rama mësohet se ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e 25-vjeçarit që u vra nga policia, Klodian Rasha.
Më herët, në një postim në Twitter kreu i qeverisë u shpreh se për ngjarjen e rëndë do të ketë një komunikim në orën 18:00 të kësaj të enjteje.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruajti Rama.
Kreu i qeverisë ndodhej në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri më tani nuk ka pasur një reagim në lidhje me ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




