Ka ndodhur

I zhvati 35-vjeçares 12 mijë euro, procedohet fallxhorja në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 56-vjeçare me inicialet A. SH, pasi ka mashtruar një vajzë, duke i zhvatur një shumë të madhe parash.

Fallxhorja i ka premtuar dhe e ka bërë të besojë 35-vjeçaren se do ndikonte në ndryshimin e fatit të saj nëpërmjet fallit.

Mësohet se brenda një harku kohor prej dy muajsh, i ka marrë 12 mijë euro në këmbim 35-vjecares së mashtruar.

Policia thotë ndër të tjera se çështja po hetohet nga prokuroria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë