Jete & Stil

Një klub nate kthehet në qendër për dhurimin e gjakut

Një klub nate zviceran, i mbyllur nga kufizimet e Covid-19 është shndërruar në një qendër të përkohshme të dhurimit të gjakut, duke shndërruar një ndërtesë që më parë ishte për argëtim në një ndërtesë për të ndihmuar njerëz.

Llambadarët që ndriçonin dyshemenë e vallëzimit për mijëra vizitorë në klubin e natës MAD në qytetin e Lozanës tani u japin dritë infermierëve dhe personave që shkojnë për të dhuruar gjak.

“Ishte pothuajse zemërthyer për të parë një vend si ky, i cili ka ekzistuar për gati 35 vjet, në gjumë për kaq shumë kohë kështu që donim patjetër të organizohej diçka këtu kështu që ku ka më mirë se të hapnim një qendër që shpëton jetë.” tha menaxheri Igor Blaska.

Klubi i natës ka gati dhjetë muaj që është mbyllur për shkak të kufizimeve që synojnë kufizimin e përhapjes së Covid-19.

Në total, Zvicra ka raportuar më shumë se 350,000 infektime dhe më shumë se 5000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Një dhurues u shpreh se ndihej mirë që u kthye në MAD, që do të thotë Moulin a Danse ose ‘mulli vallëzimi’.

“Unë erdha me gjithë dëshirë në këtë vend. Dikur e frekuentoja si një person që pëlqen kërcimin dhe mblidheshim me shoqërinë. Tani vij në të njëjtin vend dhe dhuroj gjak. Është e mrekullueshme.” tha Olivier Rebel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë