Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.
“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po kështu, Ambasada Amerikane në Tiranë shton se “shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Monitoroni mediat lokale për përditësime”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




