Për shumë prej nesh, një filxhan kafe është një pjesë e rëndësishme e rutinës sonë të përditshme, por sa na pëlqen kafeja në të vërtetë? Një studim i ri ka treguar se adhuruesit e kafesë në të vërtetë nuk duan kafenë, por është një varësi ndaj kafeinës dhe bisedave që rrjedhimisht krijon koha që konsumojmë kafe.
Si pjesë e një studimi mbi varësinë nga kafeina, studiuesit gjermanë nga Universiteti Friedrich Schiller testuan si persona që nuk jetojnë dot pa kafe si dhe një grup që nuk e preferojnë. Ata zbuluan se personat që e pinin shumë në të vërtetë nuk merrnin ndonjë kënaqësi nga kafeja në vetvete dhe as nuk donin kafenë por ishin të varur ndaj kafeinës dhe e pinin atë sepse “është një mënyrë për të bërë një muhabet të shtruar.”
Ata morën në studim konsumatorë të kafesë, të cilët pinin kafe të paktën tre herë në ditë dhe njerëz që ose nuk pinë kafe shumë, ose nuk e pinë fare.
Këtu u vu re se ato që pinin shumë kafe donin ta pinin, por jo se e pëlqenin.
“Kjo konfirmon se konsumi i madh i kafesë shoqërohet me dëshirë të fortë pavarësisht pëlqimit të ulët për kafe, duke treguar që dëshira bëhet e pavarur nga pëlqimi përmes konsumit të përsëritur të kafeinës” tregojnë studiuesit.
Në studimin e tyre të botuar në “Revista e psikofarmakologjisë” në Britani, studiuesit shtuan se varësia ndaj gjërave mund të jetë më shumë sasiore sesa cilësore. Pra, njerëzit kërkojnë sa më shumë të pinë kafe pa pyetur shumë për cilësinë e saj.
Burimi: Metro. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



