Nuk mund të mungonte reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas hedhjes së shortit të eliminatoreve për Botërorin e Katarit. Në gjykimin e kreut të futbollit shqiptar, Kombëtarja mund të shkojë në “Play-off”. Sipas tij, objektivi real është vendi i tretënë grup.
“Grupi i i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në ‘Ëembley’. Te të tjerat duhet të bëjmë maksimumin. Na duhet të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.
Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë “Play-off”-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, – shkruan Duka në faqen e tij zyrtare. Presidenti i FSHF-së pret që kuqezinjtë të lënë pas njërën mes Hungarisë dhe Polonisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




