Kombetarja

Botërori 2022/ Sot shorti i kualifikueseve, Shqipëria mëson kundërshtarët

Edhe dy vjet nga “Katar 2022” (nis më 21 nëntor 2022) dhe ja ku vjen momenti i shortit të grupeve për kualifikueset e 55 kombëtareve për Botërorin e futbollit. Në orën 18:00 do të hidhet shorti në Zvicër dhe kuqezinjtë do të mësojnë kundërshtarët e tyre në eliminatoret e radhës. Shqipëria bën pjesë në vazon 4, që do të thotë se do të ketë 1 ose dy kundërshtarë më të dobët se vetja.

Kombëtaret europiane, sipas rregullave, do të ndahen në 10 grupe: 5 grupe me nga 6 skuadra dhe 5 grupe me nga 5 skuadra. Kokat e vazove nuk mund të ndeshen mes tyre, nuk mund të jenë në të njëjtin grup. Europa ka 13 vende në Botëror, 10 nga të cilat janë skuadrat e vendeve të para, 3 të tjerat do të përcaktohen nga “Play-off”-i (zhvillohet në mars 2022 me formulën e një ndeshjeje teke në dy ture, gjysmëfinale-finale). Do luhet mes 10 skuadrave të dyta në grupe dhe 2 më të mirave të Ligës së Kombeve që nuk janë kualifikuar.

Logoja zyrtare e Botërorit 2022. Gazeta Si, 7 dhjetor 2020

Ndarja e skuadrave
Kokat e vazove:
Italia, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Anglia, Holanda, Portugalia dhe Spanja.
Vazo 2: Austria, Uellsi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Ukraina.
Vazo 3: Finlanda, Greqia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Islanda, Norvegjia, Çekia, Rusia, Skocia, Hungaria.
Vazo 4: SHQIPËRIA, Bosnja, Bjellorusia, Bullgaria, Gjeorgjia, Izraeli, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Vazo 5: Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Qipro, Estonia, Ishujt Faroe, Kazakistani, Kosova, Letonia dhe Lituania.
Vazo 6: Gjibraltari, Lihteinshtejni, Malta, Moldavia dhe San Marino

Datat
Ndeshjet e para: 24-25 mars 2021
Ndeshjet e dyta: 27-28 mars 2021
Ndeshjet e treta: 30-31 mars 2021
Ndeshjet e katërta: 1-2 shtator 2021
Ndeshjet e pesta: 4-5 shtator 2021
Ndeshjet e gjashta: 7-8 shtator 2021
Ndeshjet e shtata: 8-9 tetor 2021
Ndeshjet e teta: 11-12 tetor 2021
Ndeshjet e nënta: 11-13 nëntor 2021
Ndeshjet e dhjeta: 14-16 nëntor 2021
“Play-off”-i
Turi i parë: 24-25 mars 2022
Turi i dytë: 28-29 mars 2022


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë