Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona për transport të paligjshëm.
Policia thotë se në sajë të operacionit policor “Muzgu” ka vënë në pranga shtetasit me inicialet S. D., 34 vjeç, banues në Maminas dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.
Të rinjtë u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




