Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo i njohur ndryshe si SPAK i ka kërkuar Gjykatës e Posaçme të vendosë sekuestrimin e pasurive në zotërim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Deri këtu lajmi dihej.
Por të enjten përmes një deklarate zyrtare, SPAK ka hedhur poshtë disa lajme të shpërndara se Llallës i ishte hequr sekuestrimi. Për pasojë, përmes një njoftimi zyrtar, SPAK konfirmon vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendosjen e masës pasurore të sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të Adriatik Llalla.
Por cilat janë pasuritë e sekuestruara?
“Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m²; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë”
Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.