Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “KOMANI”, duke arrestuar një 50-vjeçar me precedent kriminal dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Operacioni është kryer nga forcat “Shqiponja” dhe Policia e Shkodrës, të cilat kanë parë se 50-vjeçari qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.
Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




