Gjatë orëve të vona të natës, policia ka lëvizur mjetin tip “Benz” të 27-vjeçarit Benjamin Boshani, i ekzekutuar në Vlorë.
I riu ishte kthyer në Shqipëri prej pak ditësh, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali për trafik droge.
Deri më tani pistë kryesore e hetimit dyshohet të jetë vrasje për prishje të ndonjë pazari të mundshëm të trafikut të lëndëve narkotike.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit.
I riu Benjamin Boshani u ekzekutua me 8 plumba.
Ai ka qenë në makinën e tij kur i është bërë atentati. Ndërkohë që makina ka dalë jashtë rruge dhe kanë qenë qytetarët më pas që kanë telefonuar policinë e Vlorës për mjetin dhe se brenda tij gjendej një person i pajetë.
Policia ka kryer veprimet paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




