Gjykata e shpalli fajtor dhe dënoi me 6 muaj burg, gjyqtarin Luan Daci, por atij iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.
Gjykata argumentoi të martën se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA.
Sipas vendimit, ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.
Daci në këtë mënyrë ka humbur postin e gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Ndërkohë avokati i tij tha se vendimi shënon një precedent të rrezikshëm dhe të gabuar me argumentin se Daci e ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97.
Daci akuzohej për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997”.
Më herët, Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) shpalli pretencën për një vit burg për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




