Ka ndodhur

Vodhën bizhuteri 8 mln lekë në argjendari, pranga 2 vëllezërve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra.

Policia thotë se janë vënë në pranga Arlind Spahija dhe Arvid Spahija, 29 dhe 27 vjeç. Ata kanë qenë dënuar në Itali dhe u arrestuan në flagrancë teksa pas vjedhjes në rrugën ”Muhamet Gjollesha” u larguan me automjet.

Gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë