Ka ndodhur

Ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi shkeli vendimin e gjykatës dhe ushtroi dhunë ndaj motrës së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Dh., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje motrën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

si dhe është arrestuar shtetasi F. Sh., 39 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë