Ka ndodhur

Gjobitet pronari i një lokali në Kuçovë

Policia ka gjobitur pronarin e një lokali në Kuçovë, pasi ka shkelur rregullat anti-Covid, duke mbajtur lokalin hapur pas orës 22:00 dhe duke u shërbyer klientëve.

“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë