Ka ndodhur

Zgjedhja e hetuesve të BKH drejt fundit, dorëzohen deklaratat e pasurisë

Kandidatët e kualifikuar si hetues të  Byrosë  Kombëtare të  Hetimit kanë përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë  

35 formularët janë  dorëzuar pranë  komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Anëtarët e këtij komisioni do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë