Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë aksidentuar për vdekje një 61-vjeçar.
Në pranga kanë rënë të rinjtë A. Xh. dhe N. M., të cilët sipas policisë duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj. K.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




