Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Bruksel.
Siç raportojnë mediat belge, ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është i datëlindjes 1982.
Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




