Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka rekomanduar Ministrisë së Arsimit që duke filluar nga data 1 dhjetor të aplikojë mësimin e alternuar nëpër shkolla, me prani fizike dhe online.
“Fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo do të thotë se shkollat në qendrat urbane të vendit, aty ku vlerësohet se epidemia është përhapur më fort mund të mbyllen fizikisht dhe mësimi të vijojë online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.