Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Frontex, ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.
Gjatë operacionit është sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip ‘Mercedes-Benz’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




