Ka ndodhur

Lëvizja drejt Malit të Zi, vetëm me tampon anti-Covid

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka  njoftuar se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vazhdim, deri në një urdhër të dytë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke pasur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinj.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00”, thuhet në njoftimin për mediat.

Vendimi është marrë në kuadër të masave që po vendosin vende të ndryshme pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë