Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar probleme me pasurinë.
Çepele ka rezultuar me mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Por problem është edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.
Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura.
Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




