Ka ndodhur

Kërcënoi dhe dhunoi gruan e tij, në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij.

Policia thotë se shtetasi me inicialet Ç. M., kishte shkelur dhe urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga gjykata, ndërsa rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë