Gjykata e Posaçme nis me shtyrje procesin ndaj 7 të akuzuarve për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur, më 9 prill të vitit 2019. Shkak i shtyrjes ishte mosplotësimi i trupit gjykues.
Ndaj të pandehurve, SPAK-u ka ngritur akuzë për “vjedhje me armë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Të pandehur në këtë dosje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula dhe Alkond Bengasi.
Çështja kundër Ragip Hajdinit, i njohur si “daja nga Kosova”, u pushua pasi ndërroi jetë.
SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.
Në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela, për të cilin ka masë sigurie në mungesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




