Kombetarja

Shorti i ardhshëm i Ligës së Kombeve, Shqipëria mund të rigjejë Serbinë

Pas mbylljes së ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në shortin e edicionit të ri, sipas ndarjes së tyre në vazot përkatëse. Shqipëria, tashmë në Ligën B të këtij kompeticioni, bën pjesë në vazon 4 dhe shorti mund ta përplasë sërish me Serbinë, që bën pjesë në vazon 3. Ndoshta goglat mund të risjellin sfidën e nxehtë.

Në vazon 1 do të jenë skuadrat që kanë rënë nga Liga A dhe ato janë Suedia, Bosnjë Hercegovina, Islanda dhe Ukraina. Në vazon 2 janë skuadrat e renditura në vend të dytë në ligat përkatëse në edicionin që sapo përfundoi, konkretisht Rusia, Norvegjia, Skocia dhe Finlanda. Në vazon 3, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Izraeli dhe Irlanda. Dhe në vazon 4, atë të Shqipërisë, janë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Armenia.

Moment nga ndeshja e Beogradit, ku shpërtheu dhuna. Gazeta Si, 19 nëntor 2020

Janë të gjithë kundërshtarë të fortë dhe edicioni i ri i Ligës së Kombeve do të shumë i vështirë për Shqipërinë. Edicioni tjetër i këtij kompeticioni ka rëndësi më të madhe, sepse është në fuqi skema e “Play-off”-it që do të na çonte në Euro 2024. Liga e Kombeve do të zhvillojë edhe “Final Four” për të shpallur fituesin e edicionit, si dhe “Play-off”-in e skuadrave që zbresin në Ligën D.

Vazot e kundërshtarëve të mundshëm të kuqezinjve në edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Vazo 1
Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Suedi, Ukrainë
Vazo 2
Finlandë, Norvegji, Rusi, Skoci
Vazo 3
Irlandë, Izrael, Rumani, Serbi
Vazo 4
Armeni, Mali i Zi, Slloveni, Shqipëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë