Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi para një lokali ditën e djeshme në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”.
Mësohet se aktualisht janë shoqëruar 5 persona, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Një prej pistave që ka policia është një ngjarje e ndodhur 3 muaj më parë, ku djali i pronares së lokalit, Hana Foileta, është përfshirë në një plagosje të lehtë me dashje, ku ka goditur lehtë me thikë dy persona të tjerë.
Mes personave të shoqëruar, janë dhe dy djemtë e përfshirë në konfliktin e mëparshëm.
Lokali fatmirësisht ishte i mbyllur, kur në derën e tij u vendos një sasi tritoli me fitil.
Policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, që përfundoi vetëm me dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




