Ka ndodhur

Merret vendimi për naftëtarët: Ja si do të përfitohen paratë

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit do të përfitojnë 40 mijë lekë në muaj pagesë për një vit të plotë kalendarik.

Rrogat do të paguhen nga fondi i parashikuar për dhënien e ndihmës nga Covid-19, sipas vendimit të qeverisë të miratuar, të mërkurën, të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë.

Vendimi përcakton se naftëtarët do të plotësojnë të njëjtat dokumenta me personat që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia. Vlerësimi për përfitimin e pagës do ta kryejë Drejtoria e Tatimeve brenda 5 ditëve nga plotësimi i të dhënave.

Fatura e këtij vendimi do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 4 milionë euro. Këto para do të merren nga fondi për për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë